Shansi i artë i Gentian Selmanit, Etrit Berisha nuk ia del dot për miqësoret

schedule13:35 - 27 Maj, 2021

schedule 13:35 - 27 Maj, 2021

Shqipëria nis sot pasdite përgatitjet për dy miqësore që luan kundër Uellsit dhe Çekisë, më 5 dhe 8 qershor, ndërkohë që FSHF ka njoftuar për ndryshimet e fundit në listën e kombëtares.

Jashtë ka mbetur portieri Etrit Berisha dhe me gjasa ky mund të jetë shansi i artë për Gentian Selmanin për të treguar vlerat e tij. Opsione të tjera për trajnerin Reja janë edhe “gardianët” e Superiores, Alen Sherri dhe Romeo Harizaj.

Ndryshimi tjetër në listë është shtimi i mbrojtësit Erjon Hoxhallari, i cili edhe më parë është grumbulluar nga trajneri italian i kombëtares.

NJOFTIMI“Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të qershorit ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke. Trajneri Edoardo Reja dhe stafi i tij kanë nisur punën me skuadrën, teksa po vlerësojnë edhe gjendjen e secilit prej tyre.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se portieri Etrit Berisha, i cili është paraqitur në grumbullim, i është nënshtruar vizitave mjekësore për shkak të një dëmtimi.

Pas konsultave me doktor Stesinën u konkludua se portieri nuk mund të jetë i gatshëm në kohë dhe iu dha leja që lojtarit të largohet nga grumbullimi.

Ndërkaq, tekniku Reja ka vendosur të thërrasë mbrojtësin e Tiranës, Erjon Hoxhallari në Kombëtare. Bëhet me dije se lojtari është grumbulluar që sot me Kombëtaren dhe ka nisur përgatitjet me grupin për dy miqësoret”, shkruan FSHF. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!