Shpresa vdes e fundit, por frenimi ishte i fortë.
Kombëtarja shqiptare u zbrit me këmbë në tokë nga Repubika Çeke në sfidën e parafundit në grup në Ligën e Kombeve.
Edhe pse luajtëm në arenën “Air Albania”, sërish ishim me fat që nuk u mundëm, me sfidën që mbyll në 0-0.
Mbi këtë temë u fol edhe në studion e “E Diela Sprint”, nga gazetari Maks Tashi, në ABC News, ku të ftuar ishin trajnerët Ledjo Pano dhe Ermal Tahiri, menaxheri i FIFA-s, Sokol Haxi dhe gazetari, Nertan Prifti.
Sipas ish-“yllit” të Kombëtares, Pano e pashpjegueshme është zëvendësimi i Seferit në dëmtimin e Jasir Asanit, ku në vend të tij mund të përdorte lotjarët e rinj si Muçi, Hoxha apo Muja, ku të të njëjtit mendim ishin edhe Tahiri e Haxhia.
Pjesë nga biseda në studio:
Ledjo Pano: Mu kujtua ndeshja e pare me Çekine, ku na bënë shepjt spresion dhe pësuam. Nuk e nisëm mirë ndeshje, kam parë aksionin e parë që ka bërë Bajrami në minutën e 34’-t, ajo ishte përpjekja e parë dhe nga ai moment e rritëm tempin ndaj një ekipi të fortë.
Ishin më “shtatlartë”, më me potencial fizik, që na bëbnin presion dhe mund t’i kundëpërgjigjeshim vetëm me qarkullim topi, me kundërsulme dhe këtë e treguam në fundin e pjesës së parë dhe në pjesën e dytë.
Nuk e kuptova pse e ndërroi Asanin me Seferin, kur mund të fuste Hoxhën. Kishte lojtarë si Uzuni, Muçi. Pse duhet të vësh Seferin, sepse është një lojtar trajneri është një lojtar taktit që bën shumë mirë lojën e mbrojtjes dhe unë me atë lëvizje kuptova që tajenri e kishte mendjen te pika dhe në shuëm raste e pashë të frikësuar, fillimi ishte për tu frikësuar, por gradualisht e morëm veten.
Ermal Tahiri: Në pjesën e parë Çekia qarkulloi topin kishte raste, ndërsa në pjesën e dytë jo, ne filluam të sulmonim dhe nëse do ta nismin që në fillim do të shkonte ndryshe dhe kjo shihet në çdo neshje, por mua më krijon përshtypje diçka tjetër.
Nations League dihet që është një komepticion për lojtarët e rinj që të shpërthejnë. Këtu duket trajneri. Na duhet vazhdimësi. Nuk ka brez më të mirë se ky që ekmi dhe ky që po vjen,. Është gjynah që të mos fusësh një 20-vejçar, nuk ka rëndësi renditja.
Të gjitha ekipet kanë bërë revolucion si Belgjika, si Serbia, për të ardhur aty ku duhen dhe këtë gjë duhet të bëjmë edhe ne.
Sokol Haxhia: Nëse ti i jep pak munita lojtarëve si Muçi, Muja apo Hoxha, apo nëse ti nuk i aktivizon të paktën jepi mundësi lojtarëve të Kombëtares U21. Ne kemi një lojtar si Shpendi, i cili është top golashënuesi në Serie B dhe është vetëm 20 vjeç.
Nuk kam gjë me Abrashin, ama ti nuk mund të thërrasësh një lotjar ku atë vend mund ta kishte zënë një lotjar i U21-shit. Në qoftë se ti këto lojtar nuk i provon, të paktën thuaj se qëllimi është të ngjitemi sa më sipër, të arrijmë në Ligën A, ama ta thonë,
Ne nuk kishim ndeshje kundër ekpieve të mëdha dhe mund t’i jepnim më shumë mundësi lojtarëve të “Shpresave” që të përshtateshim. Vlera e lotjarëve tonë ka rënë rreth 10-15% sepse nuk kanë minutazh, sepse ne sheshim mend me Asllanin që luan tek Inter, por në 3 vite ka bërë 1500 minuta, 10-12 sfida si titullar. /i.m /abcnews.al