Shans i “artë” për Dani Alves, ish-anësori fiton lirinë nëse paguan shumën marramëndëse

schedule12:36 - 20 Mars, 2024

schedule 12:36 - 20 Mars, 2024

Thuajse një muaj më parë, Gjykata e Barcelonës vendosi, që ish-“ylli” i krahut të djathtë të mbrojtjes, Dani Alves të ndëshkohet me 4 vite e gjysëm burg, pas akuzave për përdhunim, mirëpo duket se situata ka marrë një rrjedhë tjetër, me ligjvënësit, në Spanjë, që kanë vendosur t’i japin një mundësi ish-anësorit për të lënë burgun.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, gjyqtarët e Gjykatës së Barcelonë kanë vendosur të lënë të lirë ish-mbrojtësin brazilian, me këtë të fundit, që duhet të paguajë një garanci prej 1 milionë euro, teksa kanë vendosur të sekuestrojnë edhe pasaportat e 40-vjeçarit, atë spanjolle e atë braziliane, duke i mohuar të drejtën për t’u larguar nga Spanja.

Ndërkaq, sa i përket vendimive të tjera të Gjykatës, Alves e ka të ndaluar t’i afrohet denoncueses në një distancë prej 1000 metrash nga shtëpia e saj, si dhe nga vendi i saj i punës dhe çdo vend tjetër që frekuenton, madje ka të ndaluar edhe komunikimin me të përmes çfarëdolloj mediash derisa të jepet një dënim përfundimtar. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!