Eksperti i Ekonomisë, Dritan Shano, njëkohësisht anëtar i këshillit Kombëtar të PD-së tha në Abc News se është për t’u vlerësuar fakti që një numër i madh vendet nën thirrjen e Komisionit Europian u mblodhën për të ndihmuar Shqipërinë.
Përballë gazetares Juli Xhokaxhi, Shano theksoi se kjo Konferencë Donatorësh ishte unike në llojin e saj sa i përket Shqipërisë pasi bëhet fjalë për të rindërtuar zonën më të rendësishme ekonomike të Shqipërisë që u dëmtua nga tërmeti.
“Ajo që pamë dje në Bruksel është se KE është në gjendje të gjeje mbështetje dhe solidarizim. Janë 94 vende që premtuan grante ose kredi për Shqipërinë. Nuk besoj që ka njeri dyshime që Komisioni është në gjendje të organizojë një konferenbcë donatorësh për t’iu përgjigjur një situatë si ajo pas tërmnetit“, tha Shano.
Më tej ai shpjegoi edhe një situatë të çuditshme të ndodhur në një konferencë të ngjashme në vitin 1992 ku qeveria shqiptare kërkoi dy anije me vajguri.
“Konferenca e parë ka qenë qeveria e stabilitetit që kërkoheshin pak para. Në konferëncën e dyte kërkohëshin mallra. Atëherë kerkoheshin dy anije me vajguri dhe në sallë pyesnin se çfarë ishte kjo, pasi vajghurin ekishin hequr prej kohësh nga përdorimi“, vijoi ai duke shtuar se kjo tregon se BE nuk e ka lënë Ballkanin Perëndimor “tek dera”.
“Ajo që ndodhi lidhet me ekspozimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, nevojën për t’iu përgjigjur asaj që ndodhi dhe për të treguar se BE është aty për ne“, tha Shano.
I pyetur nëse kjo ishte arritje personale e Ramës, Shano tha se kryeministri ka pikërisht detyrën që bëri.
“Do të ishte e paudhë të përkthehej si sukses i kryeministrit gatishmëria që shprehen KE dhe vendet për të ndihmuar Shqipërinë. Natyrisht që kryeministri ka një rol për të luajtur“, tha ai.
Një ndër vendet që u duk se ofroi më shumë para në formën e kredive të buta për Shqipërinë ishte Franca. Në lidhje me këtë, Shano tha se është një strategji e Francës për t’u fokusuar në Ballkanin Perëndimor.
“Franca dje ka bashkuar dy qasje të saj. Njëra lidhet me rindërtimin dhe rekuperimin e situatës në Durrës dhe Thumanë. Po ashtu ka shpërfaqur një pjesë të strategjisë së saj mbi rajonin. Franca ka një program të sajin për gjashtë vendet e Ballkanit me më shumë se 1 miliard euro. Ai 100 milionëshi nuk ka lidhje me rindërtimin. Wshtë një projekt rajonal. Franca nuk e ka patur më parë këtë qasje ndaj Ballkanit, kjo ka ndryshuar me ardhjen e Presidentit Macron në zyrë. Ndoshta duan të balancojnë supremacinë e Gjermanisë.
Të marrësh 260 milion euro premtim në një konferencë nuk është gjë e vogël. Një pjesë e tyre janë harxhuar ndërkohë për të përballuar situatën e emergjencës pas tërmetit. Pjesa tjetër është kredi, e butë ose jo, ajo mbetet kredi“, u shpreh Shano duke shtuar se Shqipëria nuk e ka problem të marrë kredi. Madje, sipas tij së shpejti do të marrim 600 milion euro.
“300 milion do shkojnë për të rifreskuar borxhin e vjetër me terma më të mira financiare dhe pjesa tjetër do të jenë kredi. Kjo do të rrisë borxhin. Borxhi ynë publik po i afrohet një mase të rrezikshme dhe do të prekë aftësinë paguese të vendit“, tha ai duke theksuar se fakti që disa vende ngulmojnë që t’i menaxhojnë vetë paratë do të thotë se ka një ngurrim ndaj qeverisë shqiptare. /abcnews.al