Shano: Basha-Berisha zihen për vulën, qeveria bën kokrrën e qejfit

schedule11:45 - 21 Shtator, 2021

schedule 11:45 - 21 Shtator, 2021

Debati brenda PD-së është në kulm pas përplasjes me Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, pasi ky i fundit u përjashtua nga grupi parlamentar. Por si i shikon zhvillimet brenda PD-së, Dritan Shano?

Eksperti i Ekonomisë pranë PD-së i ftuar në studion e “ABC Live” e cilësoi përballjen Basha-Berisha, si “derb” personal që nuk i sjell asgjë të mirë PD-së, ndërsa në krahun tjetër qeveria bën “cfarë i do kokrra e qejfit”.

Kjo është një “derbi” personal, që PD si forcë e ndërtuar për të qeverisur vendin nuk fiton ndonjë gjë të madhe. Pritshëmritë për të nxjerrë diçka të mirë nga kjo janë shumë të ulëta.

Njëri lufton për karrierën dhe historinë e vet, tjetri për vulën e vet dhe do të vazhdojnë ta bëjnë deri kur kjo punë të mbarojë. Njëri ka vulën, tjetri bazën e partisë, sikur pretendohet.

Tani qeveria bën cfarë i do kokrra e qejfit, ndërsa nuk ka asnjë aksion opozitar. Përfundim i shkëlqyer do të ishte tërheqja e Berishës dhe marrja me vete e tij edhe e Bashës.

Autori i kësaj situate është Basha, ka 3-4 vite që bashkë me Berishën e dinë, por ka luajtur me indiferentin, jua kanë shtyrë këtë ngarkesë demokratëve, derisa njërit i “plasi në dorë”. Asnjëri dhe as tjetri nuk propozojnë ndonjë ndryshim” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!