Shameti: Kuvendi të kontrollojë organet e drejtësisë, ka ngecje në Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë

schedule14:33 - 14 Maj, 2020

schedule 14:33 - 14 Maj, 2020

4 vjet pas miratimit të reformës në drejtësi, si shumëkush, edhe deputeti socialist Adnor Shameti është i pakënaqur që Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë nuk janë funksionale.

Në një intervistë për ABC Neës, ai shpjegon idenë e tij, se pse duhet të ketë ndryshime në Ligjet e Reformës në Drejtësi.

Në frymë ligjet janë shumë të mira, por në praktikë shikoj se ka ngecje dhe këtë e shikoj në mosplotësimin në kohë të vakancave në Kushtetuese dhe në Gjykatën e lartë. Ne duhet ti mëshojmë më shumë dhe nuk duhet ti shmangemi përgjegjësisë politike dhe ligjore që kemi si parlamentare në elementin kontrollues”, tha Shameti.

Kritikat e deputetit socialist për ritmin e punës, bien mbi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor që kanë për detyrë plotësimin e Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë.

Se ku ka ngeçuar puna dhe kush nuk po i bën si duhet detyrat për plotësimin e këttyre vakancave atëherë nëse do të jetë e nevojshme të bëhen dhe ndërhyrje në përputhje me ndërhyrjen në reformën në drejtësi”, është shprehur deputeti.

Shameti shpreson që presioni parlamentar të funksionojë, e nëse jo të ndërhyhet në ligj për të ndryshuar kriteret e kandidatëve për në gjyqësor.

Nëse do të jetë e nevojshme ndryshimi i kritereve pse jo, por nëse do të jetë e nevojshme por nëse do të shikohet se me tërheqjen e veshit që po i bëjmë ne ndoshta duhet ta kishim bërë dhe më parë për të bërë zbatuar ligjin dhe bërë detyrën e tyre nuk ka asnjë ndryshim”, ka theksuar ai.

Në këtë këndvështrim, Adnor Shameti thotë se është në një gjatësi vale me qëndrimin e Kryeministrit.

“Ndaj të njëjtën pikëpamje dhe me kolegët e tjerë të komisionit të ligjeve flas profesionalisht por edhe politikisht”, është shprehur ai.

Edhe Ministrja e Drejtësisë është zotuar pak kohë më parë se qeveria do të bëjë një bilanc të zbatimit të reformës në drejtësi, për të parë nëse ligjet kanë nevojë për korrigjime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!