Shameti: Kukësi skuadra më e mirë, Gjici njihet për objektivin fitore

schedule22:46 - 20 Shkurt, 2020

schedule 22:46 - 20 Shkurt, 2020

Ylli Shameti ka luajtur për gjashtë sezone me Kukësin, përpara se të largohej në verë drejt Gjilanit në Kosovë. Mbrojtësi i njohur ka thënë fjalët e para në emisionin “Pressing” në ABC News, aty ku deklaron se Kukësi është me meritë në vendin e parë.

Mendoj se Kukësi është skuadra më e mirë e kampionatit, e tregon renditja. E kam ndjekur kampionatin shqiptar, sidomos Kukësin, ish-skuadrën time. Mendoj se janë me meritë në vend të parë për atë që kanë dhënë.

Gjici? Njihet presidenti i Kukësit, gjatë gjithë historisë së vet, e ka pasur si objektiv vetëm fitoren. Dhe në ndeshje miqësore, ka pasur gjithmonë dëshirën për të fituar. Shumë mirë bën, çdokush futet në një ndeshje për të fituar“, deklaron 35-vjeçari. /abcnews.al