Në toka ranore dhe me kripë si kjo e Darëzezës, shumë pak mund të besohet se mbillet apo korret. Por banorët këtu janë këmbëngulës. Jo vetëm mbjellin, por dalin në treg të parët dhe largohen të fundit.
“Shalqiri del në fillim të qershorit dhe mbaron në fund të shtatorit”.
Darëzeza prodhon në sasi të konsiderueshme duke furnizuar tregjet dhe restorantet me perime dhe shalqi. Këtij të fundit tregtarët i kanë vendosur edhe titullin “mbreti I shalqirit”
Aq i pëlqyer është ky produkt sa që fermerët e zonave përreth e preferojnë duke blerë atë dhe jo shalqi të fshatit të tyre.
“Vij nga Libofsha dhe furnizohem këtu”.
Dy janë varietetet që mbizotërojnë në tokat e derëzezës, florida dhe kripson.
Çmimi i shalqirit të Darëzezës është më i lartë se ai i zonave të tjera e megjithatë nuk i mbulon të gjitha kostot dhe shpenzimet për prodhimin e tij. Megjithatë tregtarë dhe konsumatorë preferojnë të marrin mbretin, madje direkt nga fusha.
Sipërfaqja e mbjellë më bostanorë në Darëzezë është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar. Nga 30 ha këtë sezon janë 60 ha me shalqi dhe pjepër.
/abcnews.al