Shakira do të nisë një reality show për jetën e saj, sipas disa raportimeve, ku ndër të tjera ka gjasa të zbulojë të gjithë të vërtetën për ndarjen me Gerard Pique.
Prej disa kohësh, këngëtarja ndiqet nga një kameraman i cili u pa me të në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Latin Grammy në Sevilje dhe ditën kur u paraqit në gjykatë në Barcelonë për të paguar një gjobë pas një marrëveshjeje për të shmangur burgun në një evazion fiskal.
Sipas një raporti të Marca, dokumentari që po përgatitet nga ylli kolumbian spekulohet se do të fokusohet në jetën e këngëtares në vitet 2022 dhe 2023 dhe kohët e vështira që ajo kaloi pas tradhtisë së pretenduar të ish-partnerit dhe mashtrimit fiskal.
Lajmi është konfirmuar edhe nga një emision televiziv, ku gazetarët thonë: “Sot, nëse je i famshëm dhe nuk ke reality show-n tënd, je askushi”.
“Është e qartë se Shakira është duke filmuar materiale për një projekt, një realitet të stilit dokumentar”, tha Lorena Vazquez, ndërsa shtoi se pas asaj që ka kaluar në dy vitet e fundit, këngëtarja do të jetë padyshim drama, ndërsa zbuloi edhe titullin: “El engaño y yo”, që përkthehet në “edhe unë mashtroj”.
Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, spekulohet se do të dalë në treg gjatë gjysmës së dytë të vitit 2024./abcnews.al