“Shakaja e Robinho desh e la Zidane te Reali”, Cicinho zbërthen francezin

schedule08:57 - 25 Prill, 2020

schedule 08:57 - 25 Prill, 2020

Cicinho, mbrojtësi i djathtë që ka provuar të luajë për një sezon me Real Madrid, ka zbuluar së fundmi disa prapaskena që lidhen me Zinedine Zidane. Në ndeshjen e lamtumirës së francezit, Robinho kishte bërë një shaka me presidentin Florentino Perez, i cili kishte qenë i gatshëm të nënshkruante njw tjetër kontratë me Zidane.

“Robinho me shaka i tha se nëse Zizou merr një ofertë për firmosur për dy vite me 6.5 milion euro në sezon, atëherë nuk e mbyll karrierën. Të gjithë qeshën, por Perez e mori seriozisht dhe tha: ‘Nëse ai dëshiron, atëherë i sjell direkt dokumentet dhe të firmosë’. Zidane më pas tha se nuk do ta vazhdonte më”.

Zidane ishte kampion, ai i ndihmonte të gjithë të vendoseshin në fushë, ai ishte trajner që kur ishte në fushë si lojtar. Florentino gjithmonë thoshte se ai luan me kostum dhe i jep hijeshi fushës. Ai as nuk djersiste (qesh)”, tregon Cicinho.

Mes të tjerash braziliani ka treguar edhe një episod tjetër në Kupën e Botës, në vitin 2006. “U eliminuam nga Franca dhe Zidane erdhi në dhomat e zhveshjes për të shkëmbyer fanellën me Ronaldon. Heshtje totale, praktikisht të gjithë po qanin.  Ronaldo u çua dhe i tha: “Zizou, më bëj një nder… Dil nga këtu, sepse të gjithë janë duke qarë dhe janë të zhgënjyer. Urime, kë bërë një loja madhështore, por të lutem largohu’.

Zidane mori fanellën e tij dhe u largua në heshtje. Ai në përgjithësi ka qenë një djalë që i donte brazilianët. Mbaj mend që gjatë drekave te Real Madrir, spanjollët uleshin në të majtë dhe të huajt në të djathtë. I vetmi spanjoll që donte të kalonte kohën me ne ishte Sergio Ramos. Zidane në krahun tjetër ishte ulur gjithmonë me Ronaldon në fund”, përfundon Cicinho. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!