Shaka për holokaustin, pezullohet drejtori i ceremonisë hapëse të Tokio 2020

schedule11:39 - 22 Korrik, 2021

schedule 11:39 - 22 Korrik, 2021

Drejtori artistik i ceremonisë së hapjes së lojërave olimpike të Tokios, Kentaro Kobayashi, është pezulluar nga posti i tij për shkak të një batute për Holokaustin disa vite më parë. Lajmi u konfirmua nga organizatorët në prag të ceremonisë e cila zhvillohet të premten.

Në deklaratën për mediat thuhej se ata ishin vënë në dijeni për gjuhën e përdorur nga ai për një fakt tragjik historik. Në një skeç të vitit 1998, Kentaro dhe një komik tjetër bënin sikur ishin një çift drejtuesish të famshëm për emisione për fëmijë.

Kobayashi përmendte disa kukulla prej letre që i cilësonte si ato që përdoreshin për lojën Holokaust. Dyshja komike më pas bënin shaka duke imagjinuar zemërimin e producentit të shfaqjes për faktin se i ishin referuar Holokaustit.

Aktualisht një personazh shumë i njohur në Japoni, ai kërkoi falje publike për fjalët e papërshtatshme të përdorura në atë kohë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!