Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shai barazon një rekord/ NBA, ylli kanadez vendos duelin e madh Oklahoma-Denver

schedule12:24 - 10 Mars, 2026

schedule 12:24 - 10 Mars, 2026

Është më bukur kur kulmet arrihen në duele të mëdha. Shej Gilgës Aleksandër prej dy vitesh e sheh veten në majat e basketbollit amerikan, dhe ja ku barazoi rekordin e një legjende, ndërsa luante përballë rivalit të tij më të madh, Nikola Jokiç.

Në Arenën e Oklahomës kishte ardhur Denveri, dhe sfida ishte për titull. Shej arriti në lartësinë e një Uilt Çembërleni me 126 ndeshje radhazi në të cilat ka shënuar të paktën 20 pikë.
Ish-ylli I jashtëzakonshëm I viteve 60-të e 70-të e bëri këtë në sezonet nga 1961 deri në 1963.

Përballë Denverit, kanadezi shënoi 35 pikë, kapi 9 topa në tabela e shërbeu 15 asistë. Thuajse një tripëll dabëll ndërsa ishte vendimtar në fund në fitoren e vështirë 129-125. Jokiç iu përgjigj siç duhet ndonëse Denveri mund të mos e ketë energjinë dhe shpejtësinë e kampiones në fuqi të NBA-së, plus që ka pasur shumë dëmtime këto kohë.



Kapiteni i ekipit nga Kolorado arriti tripëll dabëllin e 24-ët të sezonit, 8 më pak se rekordi që e mban Rasëll Uestbruk. Serbi shënoi 31 pikë, kapi 14 topa në tabela e shërbeu 13 asistë.
Ky ishte edhe një duel për çmimin e Lojtarit më të mirë në NBA këtë sezon të rregullt. Oklahoma kryeson Konferencën Perëndimore me 51 fitore e 15 humbje, ndërsa Denver është i gjashti me 39 fitore e 26 humbje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!