Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shahini zbulon shpresën e fundit për mbrëmjen e maturës

schedule17:33 - 6 Maj, 2020

schedule 17:33 - 6 Maj, 2020

Ministrja e Arsimit ka deklaruar në Abc News se mbrëmjet e maturës do të lejohen nëse situata do të ndryshojë rrënjësisht.

Megjithatë ajo theksoi se koha në dispozicion për një ndryshim të tillë është e shkurtër ndaj edhe më herët i ka bërë thirrje maturantëve që të përgatiten për të festuar ndryshe këtë vit.

LEXO EDHE: Shkarkimi masiv në Universitetin e Tiranës, Shahini në Abc News: Nuk kam informacion

“Deri sot është se për shkak se nuk ruhet distancimi social nuk mund të lejohen mbrëmjet e maturës. Nëse situata ndryshon rrënjësisht dhe përmirësohet mund të ketë ndryshim.

Nëse kemi një dakordësi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Por janë të pakta gjasat, ndaj dhe unë i kam udhëzuar të festojnë ndryshe këtë vit”, tha Shahini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!