Ministrja e Arsimit Besa Shahni ka treguar në një invervistë për Abc News se si do të bëhet vendosja e maturanëve në klasa, duke theksuar rëndësinë e distancimit social, si dhe higjienizimin e klasave.
Shahini tha se një klasë nuk do të ketë më shumë se 12 nxënës, ndërsa theksoi se nuk është e detyrueshme të shkojnë shkollë ata që i kanë ndjekur rregullisht mësimet online.
LEXO EDHE: Shahini: Zgjedhjet në Universitete mund të shtyhen, por ata duhet të përgatiten
“Siç kanë vepruar të gjitha vendet e tjera që kanë vendosur trë mbajnë maturat shtetërore edhe ne kemi ndërmarrë hapat tonë. Duke marrë parasysh që ka shumë nxënës vendosëm të kthejmë edhe klasat e tjera
Ata do jenë maksimumi 12 nxënës në klasë duke rujatur distancën prej 2 metrash dhe do merren masa për higjienizimin e klasave. Dio jenë disa masa që do merren që nxënësit dhe mësuesit të jenë të sigurt.
Ajo çfarë ne duam të sigurojmë është që çdo shkollë të ketë mjetet e nevojshme për të kryer pastrimin. Klasat do të jenë të pastra.
Nëse nxënësit ndihen se mund ta bëjnë provimin pas konsultime mund të përgatiten vetë në shtëpi. Një maturant që i ka ndjekur edhe mësimet online është i përgatitur pa qenë nevoja të kthehen në shkollë.
Pjesa më e madhe e kërkesave është që të vijnë në shkollë sepse kanë nevojë për konsultimin”, tha Shahini./abcnews.al