Shahini: Mbajtja e maskës në shkollë do të jetë me detyrim! Nxënësit: “Nona” fare, është e papame

schedule10:29 - 1 Shtator, 2020

schedule 10:29 - 1 Shtator, 2020

Mbajtja e maskës në shkollë do të jetë e detyrueshme me nisjen e vitit shkollor në datë 14 shtator.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini e cilëson këtë masë si të vetmen mënyrë për mbrojtjen nga koronavirusi.

Ajo ka sjellë si shembull edhe mesazhin sensibilizues të nxnësve Servete Maçi në Tiranë.

“Mbajtja e maskës është e detyrueshme, sepse kjo është e vetmja mënyrë se si ne të mbrojmë veten dhe të tjerët.

Gjithsesi, këtë më mirë e sqarojnë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë nëpërmjet kësaj videoje”, shkruan Shahini.

Se pse duhet të mbajmë maskë, nxënësit e shkollës Servete Maçi e shpjegojnë me nevojën për të ruajtur shëndetin, por edhe si një aksesor për të rinjtë.

Ata tregojnë edhe hapat për vendosjen apo heqjen e maskave duke ruajtur kështu shëndetin e vetes dhe të tjerëve.

“Sepse ruan shëndetin tim dhe të prindërve të mi. Sepse ruajmë shokët dhe shoqet tona në klasë. Parandalon përhapjen e virusit tek mësuesit tanë dhe stafin tjetër të shkollës.

Gjatë qëndrimit në shkollë të gjithë prej nesh duhet të kemi kujdes që ta prekim sa më rrallë maskën. Në rast se e heqim ndonjëherë, duhet të kemi shumë kujdes: E heqim nga pjesa e pasme, lajmë menjëherë duart dhe përdorim dezinfektant në fund.

Duke mbajtur maskën, tregojmë qytetarinë për vete dhe të tjerët. Kështu mbroni veten. Nona fare. Është e papame. Virusi as që guxon të kalojë atë. Maska mbi të gjitha është trend”, shprehen ata.

Bankat e shkollës pritën dje rreth 4500 nxënës të klasave fillore të cilët nuk patën mundësi të ndjekin mësimin online përgjatë periudhës së karantinës.

Ndërsa viti i ri shkollor do të nisë zyrtarisht në datë 14 shtator sipas një protokolli strikt të hartuar nga autoritetet shëndetësore dhe të bërë publik nga MASR pak ditë më parë./abcnews.al

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/748576079048268/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!