Shahini: Buxheti për bursat e studentëve i paprekur nga Covid-19 dhe pandemia

schedule10:46 - 9 Korrik, 2020

schedule 10:46 - 9 Korrik, 2020

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka deklarua se buxheti i paktit për Universitetit nuk është prekur nga pandemia dhe as nga tërmeti i 26 nëntorit duke bërë që studentët të marrin bursat.

Ajo tha se brenda këtij viti do të përfundojë rindërtimi i pjesës më të madhe të shkollave të prekura nga tërmeti, ndërsa deklaroi se po merren masa për të rinisur vitin e ri shkollor.

Shahini deklaroi se falë kontributit të mësuesve të mirë do të kapërcehet beteja me Covid-19 pa mbetur prapa.

“Kemi shumë mësues të mirë në shkolla sot. Dhe jam e bindur që falë tyre do e fitojmë betejën kundër Covid pa mbetur prapa.  Emrat e institucioneve arsimore vendosen me vendim të Këshillit Bashkiak. Kërkesat i adresohen atyre. Për mbështetjen arsimore të fëmijëve në nevojë kemi bërë një punë për të arritur një gjithëpërfshirje.

Ne i kemi ruajtur programet që sigurojnë qasjen e barabartë në arsim. Nxënësit rom dhe egjiptianë kanë një mundësi më të madhe për të braktisur shkollën. Ne do lirojmë barrën financiare të familjarëve që të mos i çojmë atyre drejt këtij vendimi. Paktin për Universitetin e kemi ruajtur me fanatizëm pavarësisht tërmetit dhe Covidit.

Ata qe përfitojmë bursa i kanë marrë bursat. Ky ishte një vit i vështirë. I gjithë buxheti për investimet në shkolla ka shkuar për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti dhe një pjesë e tyre do të përfundojnë brenda këtij viti. Po marrim masat e nevojshme që të jemi gati për vitin e ri shkollor”, tha Shahini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!