Shefi i Ryanair goditet nga aktivistet, e merr me sportivitet: Tortat me krem janë të preferuarat e mia

schedule12:21 - 8 Shtator, 2023

schedule 12:21 - 8 Shtator, 2023

Shefi i kompanisë ajrore Ryanair, Michael O’Leary, është goditur me tortë nga dy aktiviste. Sulmi ka ndodhur ​​jashtë selisë së Komisionit Europian në Bruksel.

Në videot që janë publikuar, dëgjohet një nga aktivitet teksa i thotë “Mirë se erdhe në Belgjikë” dhe “ndaloni ndotjen e avionëve tuaj”. Më pas i hedhin tortën në fytyrë.

Sipas Sky News, aktivitetet u larguan pas incidentit, ndërsa Michael O’Leary u përpoq ta kalonte me shaka, duke u thënë gazetarëve: “I dua tortat me krem, ato janë të preferuarat e mia”.

Incidenti ndodhi ndërsa O’Leary përgatitej të mbante një konferencë shtypi dhe t’i dorëzonte një rezolutë Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!