Sforco e fundit ekonomike, Real Madrid ka një kërkesë për lojtarët

schedule09:41 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 09:41 - 24 Dhjetor, 2020

Real Madrid e mori vetën në fundin e vitit, ka fituar 5 ndeshjet e fundit në kampionat dhe ndan vendin e parë me Atletico Madrid (ekipi i Diego Simeones ka luajtur dy takime më pak në La Liga).

Pandemia ka krijuar probleme ekonomike te të gjithë dhe këtu nuk bëjnë përjashtim “Los Blancos”. Edhe pse kampionët e Spanjës kanë një gjendje financiare shumë më të mirë se Barcelona, fitimet mungojnë dhe vështirësi ka.

AS raporton se drejtuesit e klubit kanë propozuar një ulje rrogash me 10%. Kjo vlen për ekipin e parë, ekipin e dytë dhe skuadrën e basketbollit. Tani pritet përgjigja e lojtarëve dhe mendohet se këta të fundit nuk do refuzojnë të ndihmojnë klubin në këtë moment aspak pozitiv. /abcnews.al