Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sfidon regjimin/ Teheran, studentja me rroba banje para universitetit

schedule15:36 - 4 Nëntor, 2024

schedule 15:36 - 4 Nëntor, 2024

Një studente Iraniane sfidoi  kete fundjave regjimin e vendit të saj duke dale me rroba banjo përballë godinës së Universitetit ku ajo studionte në Teheran.

Pamjet e bëra virale kudo në rrjetet sociale tregojnë të renë teksa levizte përballë universitetit ndërsa disa qytetarë e duartrokisnin atë.
Sipas Amnistry International e reja zgjodhi të dilte e zhveshur në formë proteste ndaj Policisë së Moralit në Iran pasi ata kishin sulmuar të renë sepse nuk mbante siç duhej hixhabin.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se menjëherë pas kësaj shfaqje e reja u mor me force nga disa oficerë që e futën atë në makinë. E reja dyshohet se është shtruar në një spital psikiatrik, ndërsa në një deklaratë Universiteti ku ajo studionte tha se e reja kishte probleme të shëndetit mendor. Mediat shkruajnë gjithashtu se vajza është dhunuar barbarisht përgjatë arrestimit të saj dhe nuk ka asnjë detaj mbi vendodhjen e saj.



Amnesty Internationl, një organizatë ndërkombëtare e të drejtave të njeriut bëri thirrje që autoritetet Iraniane të lirojnë menjëherë të renë.

Incidenti vjen më shumë se dy vjet pasi Irani u trondit nga protesta mbarëkombëtare pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, një gruaje kurde iraniane e cila ishte arrestuar për një shkelje të dyshuar të kodit të veshjes. Protestat, gjatë të cilave disa gra sfiduan autoritetet për të hequr shamitë e tyre, më vonë u frenuan dhunshëm nga autoritetet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!