Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka vizituar Shën Sofinë, e cila do të hapet për faljen e namazit pas 86 vitesh, të premten më 24 korrik.
Erdogan qëndroi në Xhaminë Ajasofja rreth një orë ndërsa u informua rreth punimeve të kryera për hapjen nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy dhe guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya.
Atë e shoqëruan drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu dhe kryetari i Çështjeve Fetare (Diyanet) të Turqisë, prof. dr. Ali Erbaş.
Erdoğan në dalje të Xhamisë Ajasofja përshëndeti qytetarët.
Kthimi i Shën Sofisë nga muze në xhami për t’u falur besimtarët ka ngjallur debat të fortë.
Ayasofya… pic.twitter.com/SqXRX3N5WG
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) July 19, 2020
Gjykata e Lartë në Stamboll ka rrëzuar një dekret të qeverisë të vitit 1934 që e shndërroi Shën Sofinë në muze, duke i hapur rrugën shndërrimit në Xhami, pavarësisht reagimeve kundër nga disa shtete, përfshirë edhe SHBA.
Shën Sofia ka qenë një prej Kishave më të famshme të Kostandinopojës, por pas pushtimit nga osmanët, u kthye në xhami. Ndërsa, në vitin 1934, qeveria turke e kohës dha vendimin për shndërrimin e saj në muze.