Sfidon Erdogan: Do të nisim kërkimet në Mesdheun Lindor dhe Qipro

schedule21:41 - 2 Korrik, 2021

schedule 21:41 - 2 Korrik, 2021

Presidenti turk shprehu vendosmërinë e tij për të vazhduar kërkimin e gazit në Mesdheun Lindor dhe rreth Qipros. Këtë deklaratë Rexhep Taip Erdogan e bëri sot në Sangarios, duke rindezur  tensionet e vendit të tij me Bashkimin Eiropian dhe Greqinë, sipas Reuters.

“Çfarë po na thonë ata? Çfarë pune keni në Siri, Libi, Karabak, Mesdheun lindor? Ata që e thonë këtë ose nuk janë të vetëdijshëm për atë që po ndodh në botë, ose tërheqin bajonën e armikut. Ne jemi këtu dhe do të vazhdojmë të jemi, ” tha fillimisht presidenti turk.

“Dashtë Zoti, unë do të jem në Qipron Veriore me 20 korrik. Do të jemi atje me një delegacion të madh. Po flasim me Presidentin e Këshillit Evropian dhe ai më thotë, ‘Kam dëgjuar se do të shkosh në Qipro. Më mirë të mos jepni mesazhe të ashpra nga atje…  “. Ata ende nuk e kanë kuptuar kush është kush. Unë jam një fëmijë i këtij kombi. Kur e mësuat që Erdogan flet me udhëzime … Ne do të vazhdojmë kërkimet në Mesdheun lindor dhe Qipro. Sinjalet e gazit vijnë vazhdimisht, tani shpresojmë dhe qëllimi ynë është që të eksportojmë gaz edhe nga atje. Kur të nxjerr gaz natyror, kombi im do të jetë shumë më i qetë.”

Udhëheqësit e BE kërcënua Ankaranë me sanksione për aktivitetet e saj në det të hapur, por plani “ngriu” ndërsa Turqia tërhoqi një nga anijet e saj kërkimore nga Mesdheu Lindor. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!