“Habitus” një program i përjavshëm në trajtën e reality-show, vjen ç’do të enjte në orën 20:00 në “ABC”. Një produksion i cili monitoron shit-blerjen e pasurive të patundshme nën konsulencën e arkitektëve dhe agjentëve imobiliarë.
“Habitus” do të na ofrojë në këtë sezon, jo vetëm një sfidë reale mes punonjësve të real estate, por edhe këshillime sa i përket arkitekturës, dizajnit dhe përdorimit të hapësirave të banimit.
Por si funksionon? Nga kontakti me klientin, njohja me kërkesën, alternativat, zonat më të mira, projekti, por edhe çmimi.
Në të gjithë këtë rrugë çdo klient ka në krah agjentin imobiliar, por edhe konsulencën e arkitektëve për t’ia bërë më të lehtë zgjedhjen dhe investimin. Mos e humbni, ç’do të enjte në orën 20:00 në “ABC”./ db/Abcnews.al