Sfidat me Malin e Zi dhe Lihtenshtejnin, Feta Fetai humbet ndeshjet për shkak dëmtimi

schedule10:33 - 31 Maj, 2024

schedule 10:33 - 31 Maj, 2024

Shqipëria U-21 ka nisur përgatitjet në kuadër të sfidës kualifikuese të “EURO 2025” ndaj Malit të Zi dhe miqësores me Lihtenshtejnin.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori i Lokomotiva Zagreb, Feta Fetai, do të mungojë për shkak të një dëmtimi dhe e ka të pamundur të jetë pjesë e skuadrës kuqezi për këto dy sfida.

Sa i përket pjesës tjetër të ekipit, grupi është i plotë dhe po përgatitet nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi.

Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2025” më datë 7 qershor në orën 20:00, në stadiumin “DG Arena” të Podgoricës.

Ndërsa miqësorja me Lihtenshtejnin do të luhet më datë 11 qershor në orën 19:00, në stadiumin “Niko Dovana”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!