“Sfidat e opozitës”, Gazment Bardhi zbardh takimin me zyrtaren amerikane Karen Donfried

schedule17:03 - 29 Prill, 2022

schedule 17:03 - 29 Prill, 2022

Gazment Bardhi ka zbardhur takimin me zyrtaren amerikane, Karen Donfried e cila ndodhej për një vizitë zyrtare sot në Tiranë.

Përmes një postimi në Twitter, Bardhi ka ndarë detaje  nga ajo çfarë u diskutua me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.

Sipas Bardhit, ato kanë ngritur shqetësimet që lidhen me korrupsionin e kudogjendur në Shqipëri dhe masakrën zgjedhore të konfirmuar së fundmi nga SHBA. Gjithashtu, Bardhi bën me dije se shprehën qëndrimin e tyre edhe për sfidat e opozitës.

Lexo edhe: Mesazh Berishës, Alibeaj: SHBA na mbështet për një opozitë që sheh nga e ardhmja

“Kënaqësi të takonim sot Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, znj. Karen Donfried. Shprehem qëndrimin tonë për sfidat e opozitës, konkluzionet e raportit të DASH për korrupsionin e kudogjendur në Shqipëri dhe masakrën zgjedhore të konfirmuar së fundmi nga SHBA, rolin e PD në procesin e integrimit europian dhe sfidat e Shqipërisë në Rajon. Një falenderim të sinqertë për rolin e SHBA dhe mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë”, shkruan Bardhi.

Zyrtarja e lartë amerikane ditën e sotme zhvilloi takime me kryeministrin Rama në selinë qeveritare dhe me përfaqësuesit e PD, Enlekejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Gazemend Bardhi në kryesinë e Kuvendit. E pranishme në takim ishe edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim si dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!