Sfida ndaj Kosovës, Ademi dhe Çokaj flasin me optimizëm

schedule16:21 - 8 Tetor, 2019

schedule 16:21 - 8 Tetor, 2019

Shqipëria U-21 do të luajë kundër Kosovës nesër në orën 19:00, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro U-21. Në konferencën e sotme për shtyp, ishin të pranishëm dy futbollistët, Enis Çokaj dhe Albion Ademi. Ademi, në fjalën e tij, tha: “Atmosfera në skuadër duket shumë e mirë dhe jemi gati për të luajtur kundër Kosovës. Besoj se do ta fitojmë këtë sfidë. Synimi ynë kryesor është të marrim tre pikët. Kjo është një sfidë e rëndësishme dhe do të ishte një fitore e madhe për ne”.

Ndërsa Çokaj, u shpreh: “Atmosfera është shumë e mirë në skuadër. Po punojmë fort për të qenë në maksimum dhe të marrim pikët e plota kundër Kosovës. Po e presim em padurim këtë sfidë. Skuadrës nuk i ka munguar asgjë, ka shumë kualitet brenda. Edhe trajneri është shumë i mirë, thjesht duhet kohë. Rezultatet do të vijnë shumë shpejt. Tifozët janë të rëndësishëm dhe i ftoj të na mbështesin. Në çdo ndeshje e kemi detyrim fitoren. Do të futemi në fushë të marrim maksimumin dhe shpresoj te një rezultat sa më i mirë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!