Në 3 nëntor Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të votojnë për zgjedhësit e mëdhenj, dhe këta të fundit do të zgjedhin presidentin e 46 të historisë së tyre. Sfida është mes kreut aktual të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump i cili garon për republikanët, dhe Joe Biden, izh zv/president i Barac Obamës dhe kandidat i demokratëve, raporton tgcom24
Pritet një pjesëmarrje rekord: më shumë se 150 milion nga 240 milion amerikanë me të drejtë vote.
Fakti që zgjedhjet presidenciale të 2020-ës do të jetë totalisht ndryshe nga gjithë të tjerat, rrënjoset gjithnjë e më shumë në opinionin publik amerikan dhe botëror. Në procesin e votimit, fillimisht ndikon pandemia e koronavirusit, që sheh Shtetet e Bashkuara të Amerikës si vendin më të prekur në nivelin global, kriza ekonomike si pasojë e saj dhe protestat kundër dhunës policore.
Zgjedhjet do të mbahen të martën e 3 nëntorit. Zgjedhja e kësaj dite nuk është rastësi: sipas traditës, në fakt, qendrat e votimit hapen të martën e parë të nëntorit. Përvec se në Kolorado dhe Oregon, ku si pasojë e Covid-19 mund të votohet vetëm me anë të postës, në të gjitha shtetet e tjera qendrat e votimit do të jenë hapur nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 20 të mbrëmjes.
Zgjedhësit e mëdhenj do të mblidhen në 14 dhjetor në kolegjin elektoral për të zgjehdur presidentin dhe zëvendës presidentin. Kreu i ardhshëm i shtëpisë së bardhë do të betohet në Uashington në 20 janar 2021, transmeton abcnews.al
Në sistemin elektoral të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që janë një komb federal, nuk është vota popullore që vendos për presidentin, por është votimi jo i drejtpërdrejtë. Votuesit amerikanë zgjedhin kolegjin elektoral të përbërë nga 538 zgjedhës të mëdhenj, të ndarë mes shteteve në varësi të të dhënave demografike.
Fiton ai që merr të paktën 270 zgjedhës të mëdhenj, që ëshët kuorumi i domosdoshëm për zgjedhjen. Në rast barazimi, pra nëse dy kandidatët marrin nga 269 zgjedhës të mëdhenj secili, ai që vendos është kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për t’u bërë president i SHBA-ve, duhen përmvbushur tre kushte: duhet të jesh më shumë se 35 vjeç, të kesh lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe të jetosh aty prej të paktën 14 vitesh rradhazi.
Tek ne rezultatet zyrtare të zgjedhjeve vijnë mesnatën e të martës. Në vitin 2016, Trump mbajti fjalimin e tij si fitues, kur ora tek ne shënonte 8 e 50 e mëngjesit.
Votimi me postë në vitin 2020 do të ketë një impakt shumë domethënës për shkak të pandemisë. Është ende në dyshim se cila përqindje do të përfaqësojë faktet, por do të jetë e rëndësishme dhe ndoshta vendimtare: fillimisht e vlerësuar mes 50 deri në 70 për qind e totalit, më pas parashikimet u ulën në 35%. Por gjithësesi më shumë se 25% i vitit 2016./abcnews.al