Sfida me Milan, Allegri: Ndeshje e vështirë, shpresoj që të marrim 3 pikët e para në transfertë

schedule09:55 - 8 Tetor, 2022

schedule 09:55 - 8 Tetor, 2022

Juventusi do të përballet me Milan ditën e sotme, teksa në orën 18:00 në “San Siro” skuadrat do të përplasin “brirët” me njëra-tjetrën, në kuadër të javës së 9-të të Serie A.

Në prag të kësaj ndeshje ka folur edhe trajneri, Max Allegri, i cili ka theksuar se nuk do të jetë aspak e lehtë duke ditur që kundërshtari vjen nga një humbje e hidhur dhe do të kërkojë të reagojë.

Ndër të tjera tekniku i “Zonjës së Vjetër” kërkon edhe 3 pikët e para për këtë sezon në transfertë dhe sipas tij ku ka më mirë se ndaj Milanit në “San Siro”.

 “Të shtunën na pret një Milan-Juve, kemi përballë kampionët e Italisë dhe nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për ne. Milani vjen nga një humbje e hidhur dhe normalisht ata duhet ta kompensojnë atë. Pres një super mbrëmje dhe një stadium të mbushur plot më tifozë. Ne duhet të bëjmë një paraqitje të mirë për tu larguar më një rezultat pozitiv. Ne nuk kemi marrë ende një fitore jashtë shtëpisë, shpresoj që nesër të dalim të fituar për herë të parë.

Klubi po mendon për tregun e transferimeve, Rabiot po bën mirë dhe po bën mirë ashtu si të tjerët. Më e rëndësishmja është të rikuperohen të gjithë lojtarët. Kemi akoma edhe dhjetë ndeshje përpara Kupës së Botës.

Nuk duhet të lëmë hapsira kundër ekipit kundërshtar. Ata kanë lojtarë si Giroud, Leao, Theo, Diaz, De Ketelaere… Do të na duhet të tregojmë personalitet, teknikë, forcë mendore.

Pioli po bën mirë, ata janë më lartë se ne në renditje falë tij. E përgëzoj për atë që po bën dhe për atë që bëri vitin e kaluar duke i shpallur kampionë duke qenë se ata nuk ishin fitues te scudettos që nga 2011”, ka deklaruar Allegri. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!