Sfida me Kastriotin në “Air Albania”, Tirana nxjerr në shitje biletat

schedule19:48 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 19:48 - 5 Dhjetor, 2021

Tirana kryesuese do të përballet me Kastriotin e vendit të fundit, në një sfidë e cila do të zhvillohet ditën e martë, ora 16:45 në stadiumin “Air Albania”.

Në këtë sfidë fitorja për Tiranën është thjeshtë formalitet, ku bardh e blutë mund të përfitojnë nga përballja që Kukësi-Laçi, dhe për të shpresuar tek një shkëputje me më shumë pikë në vendin e parë.

Klubi i Tiranës për këtë ndeshje ka nxjerrë në shitje edhe biletat, të cilat tifozët do të kenë mundësinë t’i blejnë në biletarinë te stadiumi “Selman Stërmasi”, nga ora 10:00 deri në orën 18:00.

/f.a/abcnews.al