Sfida me Chelsea, Benzema pritet sërish të rrëmbejë skenën, L’Equipe: Në apel për të artën

schedule12:45 - 12 Prill, 2022

schedule 12:45 - 12 Prill, 2022

Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu” do të jetë e gjitha vëmendja në përballjen mes Real Madrid dhe Chelsea, takim i vlefshëm për ndeshjen kthimit të çerekfinales së Champions League.

Ndeshja e parë e luajtur në “Stamford Bridge” ka përfunduar me fitoren 3-1 të madrilenëve, ku protagonisti absolut ishte Karim Benzema me hat-trickun që shënoi ndaj bluve të Londrës, ndërsa një tjetër 3-golësh shënoi në eliminimin e PSG nga ky kompeticion.

Përsëri në “Santiago Bernabeu” është thirrur në apel sulmuesi francez, për një tjetër performancë që e konfirmon në “pole-position” për “Topin e Artë 2022”.

Pikërisht për këtë trofe individual, e përditshmja franceze, “L’Equipe” ka përgëzuar sulmuesin e “Los Blancos” për përformancën, por njëkohësisht e ka vendosur favorit për “Topin e Artë”, me epilogun Cristiano Ronaldo-Lionel Messi që pritet të marrë fund.

“Në apel për të artën”, shkruan L’Equipe. Në fakt, edhe duke iu referuar shifrave, të paktën deri më tani, askush nuk ka bërë më mirë se sa Benzema, mbi të gjitha pas dy “tripletave” që realizoi së fundmi në Champions League. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!