Derbi i Milanos i cili është duke u luajtur në këto momente (e shtunë, data 16 shtator), ka bërë që të gjitha biletat e San Siro të shiten. Plot 75 mijë e 571 tifozë janë të pranishëm në stadium.
E treta herë radhazi për Interin këtë sezon që ezauron të gjitha biletat në shtëpi. Nga shitja e tyre në sfidën ndaj Milan, klubi zikaltër do të përfitojë plot 6.274 milinoë euro, shifër që e bën këtë ndeshje të dytën me fitime më të larta në historinë e Serie A./h.ll/abcnews.al