Resmi Hibraj nga Komiteti i Pagesave dhe Digjitalizimit thotë se për konsumatorin, përdorimi i kartave bankare nuk ka kosto.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Hibraj u shpreh se kostot i paguan biznesi.
“Të sqarojmë konsumatorin. Nuk ka kosto për konsumatorin, përdorimi i kartave. Mbase keqinformohen nga bizneset, individi nuk ka asnjë kosto. Kostot i paguan biznesi, por kostot janë reduktuar në kohë. Shumica e tregtarëve paguajnë më pak se 2 përqind, ka edhe supermarkete që paguajnë më pak se 1 përqind. Është mundësi që ata të sjellin më shumë klientë dhe të rrisin fitimet. Kostot janë të arsyeshme”, theksoi ai./abcnews.al