Sfida e mbetur me Malin e Zi dhe miqësorja ndaj Lihtenshtejn, trajneri Bushi publikon listën e Kombëtares U21

schedule09:56 - 29 Maj, 2024

schedule 09:56 - 29 Maj, 2024

Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2025” më datë 7 qershor në orën 20:00, në stadiumin “DG Arena” të Podgoricës.

Ndeshja e cila u ndërpre më datë 21 nëntor 2023 për shkak të kushteve atmosferike do të luhet më 7 qershor dhe do të rinisë nga minuta e 27-të.

Gjithashtu është arritur dakortësia që Shqipëria U-21 të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore me Lihtenshtejnin më datë 11 qershor në orën 19:00, në stadiumin “Niko Dovana”.

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur edhe listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e qershorit. 13-të lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Shqipëria U-21 në kualifikueset e Europianit ndodhet në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e katërt me dhjetë pikë.

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do të nisë që sot grumbullimin në Durrës aty ku fillimisht kuqezinjtë do të përgatiten në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Malit të Zi. /FSHF

Më poshtë, edhe lista me emrat e 23 lojtarëve të grumbulluar:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!