Dietologia klinike Hyrida Basha e ftuar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News dhe Eris Jashari nëpërmjet një lidhje direkte, foli për rëndësinë, kujdesin shëndetësor dhe mënyrës së si ushqehemi.
Eris Jashari zbuloi sfidën e tij, 21 ditë pa ushqim dhe vetëm ujë. Gjatë intervistës ai u shpreh se këtë “dietë” Jashari e ka nisur për të humbur peshë dhe për të pastruar toksinat.
“Në ditën e tetë të dietës, nga 106 kilogramë, kam arritur në 99.7 kilogramë. Kjo është hera e katër që kam tentuar ta bëj. Pasi tri herët e tjera e kam mbajtur vetëm tri ditë pasi trupi nuk rezistonte dot pa ushqim”, u shpreh ai.
Nga ana e saj dietologia klinike, Hyrida Basha, shpjegoi se autofagia e shëndetshme zgjat vetëm dy ditë.
“Kjo duhet të bëhet duke kontrolluar parametrat e trupit. Humbja muskulare arrihet nga dita e gjashtë deri në ditën e katërmbëdhjetë”, u shpreh ajo.
Gjithashtu ajo këshilloi që në nisma të tilla duhet treguar edhe kujdes, pasi trupi duhet të ketë vëmendje të shtuar në rast të një “diete” të tillë.
/abcnews.al/

