Sfida e Emmanuel Macron për të luftuar Covid-19, bën premtimin për blogerët e njohur

schedule14:01 - 22 Shkurt, 2021

schedule 14:01 - 22 Shkurt, 2021

Presidenti francez ka nisur një sfidë për dy youtubers-at Mcfly & Carlito për të prodhuar një video në mënyrë që të inkurajojnë francezët të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Blogerët pranuan sfidën e presidentit dhe tashmë e kanë ngarkuar këngën me titullin “Më kujtohet” në kanalin e tyre në Youtube, që tejkalon shifrën e 6.2 milion abonentëve.

Nëse kjo video tejkalon shifrën e 10 milionë shikimeve, Macron do të marrë pjesë në një nga videot e tyre, një nga formatet më të njohura të kanalit të tyre, një “konkurs anekdotash”. Të ardhurat nga kjo sfidë me Macron do të investohen në Agoraé (dyqane ushqimore solidare) për studentët në nevojë, kanë bërë me dije blogerët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!