Sfida e agjentëve imobiliarë për shtëpinë e duhur, ndiqni episodin e dytë të “Habitus”

schedule20:19 - 12 Nëntor, 2020

schedule 20:19 - 12 Nëntor, 2020

Mbrëmjen e sotme ishte episodi i dytë i emisionit “Habitus” që na solli përvojën e Jonës, e cila  kërkon të blejë së bashku me familjarët e saj, një shtëpi në Tiranë.

Banesa që ajo kërkon të investojë, duhet të jetë me hapësira të konsiderueshme dhe e arreduar mirë.

Në këtë episod, do të shohim nëse agjentët imobiliarë Erioni dhe Floriani, do të gjejnë shtëpinë e duhur për Jonën.

“Habitus” është një program i përjavshëm në trajtën e reality-show, që vjen çdo të enjte në orën 20:00 në “ABC”. Një produksion i cili monitoron shit-blerjen e pasurive të patundshme nën konsulencën e arkitektëve dhe agjentëve imobiliarë.

“Habitus” do të na ofrojë në këtë sezon, jo vetëm një sfidë reale mes punonjësve të real estate, por edhe këshillime sa i përket arkitekturës, dizajnit dhe përdorimit të hapësirave të banimit./ db/Abcnews.al