Sezoni turistik 2022 më i pastër, Kumbaro: Kemi shtuar buxhetin e bashkive me 10 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve

schedule13:10 - 30 Mars, 2022

schedule 13:10 - 30 Mars, 2022

Ministrja e Mjedisit dhe Turizimit, Mirela Kumbaro, tha sot se qeveria ka buxhetuar me 10 milionë euro më shumë bashkitë e vendit për sektorin e pastrimit dhe menaxhimin e mbetjeve. Gjatë njoftimit të përfundimeve nga mbledhja e Këshillit të Ministrave, Kumbari tha se viti turistik për 2022-in di e gjejë vendin tonë më të pastër.

Ajo tha se Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka mbyllur planin për ndërhyrje të pastrimit sezonal të plazheve, shkruan abcnews.al.

“Ka filluar përgatitja e stacioneve të plazhit që mbyllin kontratat me agjencinë kombëtare të bregdetit dhe bashkitë. Agjencia kombëtare e bregdetit ka mbyllur planin për ndërhyrje të pastrimit sezonal të plazheve. Është e para herë që ndodh . Në katër bashkitë që kanë rezultuar më problematike vitin e kaluar, Saranda, Himara, Durrësi dhe Kavaja. Nuk mjaftojnë masat e marra nga qeveri dhe bashkia nëse shoqeria nuk bëhet pjesë e koalicionit për pastërtinë. Të gjitha bashkitë për 2022 kanë buxhetuar 10 milionë euro më shumë për zërin e menaxhimit të integruar gtë mbetjeve në total për të gjithë republikën. Ky sezon do të jetë shumë më i pastër dhe shumë më i shëndeteshëm”, tha Kumbaro./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!