Premier League zhvillon ditën e diel (17:00) javën e fundit për këtë sezon. Chelsea, Leicester City dhe Manchester United po garojnë për dy bileta në Champions League, teksa Wolves dhe Tottenham për një vend në Europa League.
90 minutat e fundit do të jenë të zjarrta edhe për ekipin e tretë që do të rrëzohet në Championship, me Aston Villa dhe Watford që do të tentojnë shpëtimin e sezonit. Drejtuesit e Federatës kanë marrë një vendim në lidhje me sezonin e ri.
The Sun raporton se sezoni 2019/2020 do të nisë në datë 12 shtator dhe do të përfundojë në 23 maj të vitit 2021. Një akord i përbashkët ky mes të gjithë klubeve të Premier League.
Gjatë muajve shtator dhe tetor do të luhet me një ndeshje në javë, teksa kalendari, që nuk është përcaktuar akoma, do të bëhet më i ngjeshur dhe plot ndeshje gjatë periudhës së Krishtlindjes, diçka normale në futbollin ishullor. /abcnews.al