Ka nisur sot sezoni i ri në Maqedoninë e Veriut. Kampionët në fuqi të Shkëndisë së Tetovës, nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertë kundër Tikves.
Të njëjtin rezultat regjistroi edhe Shkupi, ekipi tjetër shqiptar. Bardhekaltrit morën vetëm një pikë në transfertën kundër Bregalnicës.
1-1 përfundoi dueli Renova-FK Skopje. Remzi Selmani kaloi ekipin tetovar në avantazh në minutën e 73-të, por miqtë evituan humbjen falë golit të Kirovskit pesë minuta më vonë.
Në mbrëmje zbret në fushë edhe Struga Trim Lum (20:00), që do të luajë jashtë fushe me Akademija Pandev. /abcnews.al