Sezoni i ri i IPKO Superligës, Arbëria mposht Trepçën në Mitrovicë

schedule17:58 - 18 Shtator, 2020

schedule 17:58 - 18 Shtator, 2020

Ka nisur sot sezonin 2020/ 2021 në IPKO Superligën e Kosovës me sfidën Trepça ’89-Arbëria. Ndeshja e luajtur në Mitrovicë u mbyll me fitoren 0-2 të miqve të rikthyer në elitën e futbollit dardan.

Ekipi nga Lipjani shënoi nga një gol për pjesë, duke siguruar një sukses shumë të rëndësishëm, sidomos në aspektin psikologjik. Kreshnik Bahtiri zhbllokoi takimin në minutën e 18-të, goli i parë në sezonin e ri në IPKO Superliga.

Vendasit tentuan të barazonin shifrat, por u ndëshkuan sërish 14 minuta përpara fundit të ndeshjes, moment kur Agon Llugiqi dërgoi topin në rrjetë dhe vulosi suksesin e skuadrës së Arbnor Morinës. /abcnews.al

IPKO Superliga e Kosovës, java e parë
Trepça ’89-Arbëria 0-2
(Bahtiri 18′, Llugiqi 76′)