Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sezoni i Partizanit, tre tituj në volejboll e futboll

schedule15:20 - 14 Maj, 2019

schedule 15:20 - 14 Maj, 2019

Viti 2019 padyshim që mund të quhet si vit i Partizanit. Klubi kryeqytetas ka fituar deri tani tre tituj të mëdhenj, ku spikat ai i volejbollit për meshkuj, arritur pas 38 vjetësh.

Suksesi në derbi thjesht kurorëzoi një sezon të madh.

Mund të quhet viti sportiv i Partizanit, pasi më herët se futbolli, klubi i kuq fitoi edhe dy tituj të tjerë, që të dy në volejboll.

Djemtë dhe vajzat u shpallën kampionë, suksese që vlejnë njësoj, por ku mund të veçohet ai i volejbollit të meshkujve, fituar pas plot 38 vitesh.

Në krye të ekipit ishte trajneri Ylli Tomori, shumë herë kampion i vendit si teknik me Studentin, i rikthyer prej 3 vitesh në klubin ku ishte lojtar i nivelit të lartë, sidomos në vitet 70-të.

Tomori: “Është një kënaqësi e madhe në fakt që u riktheve tek Partizani, pasi në këto dy vite je rikthyer. Nuk jam vetëm unë por është edhe preukopim i drejtueseve të klubit dhe gjer rastin të falënderoj zotin Shkëlqim Muça, i cili na ftoi dhe na propozoi me një objektiv shumë të qarët që Partizani të ringrihej”.

Tomori thekson se për 30 vjet, një emër i madh si Partizani u tentua të shuhej.

Tomori: “Është një kënaqësi e veçantë në ardhjen e titullit kampion sepse pas 38-vitesh Partizani nuk e merrte. Në këto dy vite që ne jemi tek Partizani kemi qenë në krye të volejbollit shqiptar. Pavarësisht se mund të mos kemi qenë kampionë, por kemi marrë kupën e Shqipërisë dy vite radhazi”.

Gjithsesi, skuadra kryeqytetase nuk cilësohej favorite për titull.

Tomori: “Dy objektivat që kishim për kupën dhe për kampionatin i kishim që të shkonim deri në finale sepse skuadra ishte mjaft e re. Dhe nuk mund të mendosh me një skuadër të re që të jesh direk pretendues i kryesor”.

Partizani i tij eliminonte edhe kampionen e Italisë, siç ndodhi me Ruinin e Firences në 1974 e doli në çerekfinale të Championsit, ndërsa Dinamo dilte edhe në katërshen finale, ndërsa sot, Tomori, megjithatë ambicien e madhe, nuk gjykon se Partizani mund të konkurrojë në Ligën e Kampionëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!