Sezoni i gripit, mjekët: Vitamina për fëmijët. Shmangni antibiotikët, prioritet ushqimi i shëndetshëm

schedule11:54 - 17 Nëntor, 2024

schedule 11:54 - 17 Nëntor, 2024

Virozat e gripi na prekin  të gjithve, por tek të vegjlit ata janë më të pranishme dhe me pasoja më të rënda. Për një imunitet të fortë dhe jetë të shëndetëshme, mjekët rekomandojnë përdorimin e disa prej vitaminave në këtë sezon, edhe pse theksin e vendosin te ushqyerja e shëndetëshme.

“E para që nuk zëvendëson asnjë gjë është që prindërit duhet të kujdesen që fëmijët të ushqehen shëndetshëm. Kjo është e para që ndikon për imunitetin e fëmijëve, e dyta e punës është që fëmijët duhet  të hidratohen, të pijnë lëngje. Dhe pastaj sigurishtë që disa suplemente të thjeshta mund të ndikojnë në rritjen e imunitetit, që janë vitamina D dhe vitamina C, dhe pak shtesë zinku. Janë të mjaftueshme për fëmijët në këtë sezon, për rritjen e imunitetit.”

Sipas bluzave të bardha, antibiotikët janë totalisht të ndaluara, pa rekomandimin e mjekut.

“Antibiotikët e të gjitha llojeve, klasave, janë medikamente që jepen vetëm me përshkrimin e recetës së mjekut. Asnjë antibiotik nuk mund të merret në farmaci pa rekomandimin e mjekut. Sidomos për fëmijët pa recetën e mjekut pediatër. Pra ato duhet të përdoten me kriter, kur neve e shohim  të arsyeshme gjendjen e fëmijës. Sidomos tre ditët e para, të një infeksioni viral apo bronkiti, gjithmonë duhen rezervuar.”

Një temperaturë e lartë për disa ditë rradhazi e shoqëruar me kollë agresive, nuk duhet neglizhuarm.

“Nëqoftëse temperatura nuk është shumë agresive dhe poshtë 39, nëqoftëse intervalet nuk janë shumë të afërta, ps në çdo 2-3 orë nuk bënte temperaturë të përsëritur, atëherë ne themi nuk ka nevojë të paraqitet tek mjeku pediatër. Por, gjithmonë kjo duhet parë edhe me elementë të tjerë, kolla, disa elementë të tjerë, sa aktiv është fëmija, ngjyra e fëmijës, etj. Nëse kemi temperaturë mbi 39, apo kollë goxha të rëndë, ato duhet të paraqiten për vizitë.”/abcnews.al