Sezoni 2024-2025 nis më 17 gusht, mësoni sfidat e javës së parë të Serie A

schedule14:04 - 4 Korrik, 2024

schedule 14:04 - 4 Korrik, 2024

Kampionati italian i futbollit, Serie A do të ngrejë siparin e sezonit të ri 2024-2025 të shtunën e 17 gushtit e do të mbyllet më 25 maj 2025 dhe këtë të enjte, Federata Italiane e Futbollit ka përcaktuar edhe sfidën hapëse, që do të jetë ajo mes “Emiljanë” të Bologna dhe “Bardhezinjve” të Udinese, që do të luhet në stadiumin e “Kuqebluve”, “Stadio Renato Dall’Ara”.

Ashtu si “Emiljanët”, edhe kampionët në fuqi të Italisë, Inter i pres një sfidë relativisht e vështirë, teksa do të duhet të përballen në transfertë me skuadrën e Genoa. Përballje më të lehta kanë Milan e Juventus, që do të përballen me Torino e Como, ndërsa Roma e Napoli vijojnë me transfertat, teksa ndeshen respektivisht me skuadrat e Cagliari e Verona.

Pushimet për shkak të ndeshjeve të kombëtareve do të jenë plot 4, ndërkohë që vetëm në një rast do të luhet edhe në mesjavë, në javën e dhjetë, si dhe nuk do të ketë pushime dimërore, pasi skuadrat do të zbresin në fushë në datat 22-29 dhjetor dhe 5 janar, ndërsa Superkupa e Italisë do të zhvillohet në Arabinë Saudite, mes datave 3 dhe 7 janar 2025.

Ndërkaq, përballjet e “Derby della Madoninna”, mes Inter e Milan do të zhvillohet fillimisht në javën e 5-të ose më saktë në datën 22 shtator, megjithatë, sfidat e mëdha fillojnë më herët, që në javën e tretë, me përballje si Inter-Atalanta, Juventus-Roma e Lazio-Milan. “Derbi i Italisë”, mes Inter e Juventus është programuar më 27 tetor, ndërsa më 24 nëntor “Zonja e Vjetër” përballet me “Djajtë” e Milan. /i.m /abcnews.al

Java e parë e Serie A, 17-18 gusht:

Bologna-Udinese

Cagliari-Roma

Empoli-Monza

Genoa-Inter

Verona-Napoli

Juventus-Como

Lazio-Venezia

Lecce-Atalanta

Milan-Torino

Parma-Fiorentina

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!