Sezoni 2010/11 dhe triumfi në derbi ndaj Interit, rrëfehet Alexandro Pato!

schedule16:46 - 8 Qershor, 2020

schedule 16:46 - 8 Qershor, 2020

Alexandro Pato, ish-sulmuesi i Milanit, arriti të fitojë titullin e Serie A në sezonin 2010/11, kur bënte pjesë në një skuadër me emra si Ibrahimovic, Ribonho e të tjerë. Pikërisht për këtë sezon, braziliani foli për faqen zyrtare të “Djallit”, ku tregoi disa nga momentet dhe episodet kulminante të atij sezoni.

Ibra dhe Robinho? AFrimet e reja sollën shumë entuziazëm dhe teknikë. Një ndryshim rrënjësor në dhomat e zhveshjes, sepse Ibra ishte shumë serioz, ndërsa Robinho gjithmonë i buzëqeshur. Ata na dhanë një dorë të madhe për të fituar titullin atë sezon.

Allegri? Në atë kohë ne ishim një grup i bashkuar, me dëshirën për të tuar. Allegri gjithmonë na bënte stërvitje të vështira dhe nuk na linte të merrnim frymë. Ai kërkonte gjithnjë e më shumë, ne e ndoqëm me përpikëri. Klubi, gjithashtu, e mbështeti shumë. Ne arritëm të fitonim kampionatin, sepse të gjithë donim të luanim dhe të bënim mirë për Milanin. Allegri solli dëshirën për të fituar. Ne ishim një grup shumë i fortë. Në kokë kishim vetëm fitoren. Napoli dhe Interi ishin dy nga skuadrat më të forta në Itali, por, pas një fitoreje, menjëherë mendonim për ndeshjen tjetër.

Derbi? Ne bëmë një gabim të madh kundër Palermos, gjë që e afroi Interin më pranë. Në javën para derbit u stërvitëm shumë për të fituar dhe harruar atë disfatë. Duhej ta fitonim derbin me forcë, përndryshe nuk mund të dilnim nga shtëpia. I kisha kërkuar Abbiatit që ta kyçë portën, ndërsa unë do të përpiqesha të shënoja. Pas 47 sekondash, topi mbërriti në këmbët e mia dhe shënova. Aty kuptova se fitorja do të ishte e jona. Ne shënuam edhe golin e dytë, pastaj u fut Cassano që realizoi të tretin me penallti. Një ndeshe e mahnitshme, që më bëri të kuptoj se titulli ishte në duart tona” u shpreh mes të tjerash Pato./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!