Herdi Prenga ka bërë një sezon fantastik në Hungari me fanellën e Kisvarda. Mbrojtësi, pjesë edhe e kombëtares shqiptare disa herë, është vlerësuar maksimalisht.
Ai është përfshirë në formacionin më të mirë të sezonit në kampionatin hungarez, nga “M4sport” që është edhe transmetuesi zyrtar.
Prenga është edhe lojtari me indeksin më të lartë të vlerësimit, çka ka sjellë edhe vlerësimin ndaj tij. Më parë mbrojtësi ka luajtur edhe në Kroaci e Letoni, duke u shpallur kampion me Riga. / abcnews.al