Sezoni për t’u harruar për Krzysztof Piatek dhe për të gjithë skuadrën e Milanit. Më shumë pritej nga kuqezinjtë, në veçanti, nga ata lojtarë që kishin bërë shumë mirë një vit më parë, si në rastin e sulmuesit polak.
Lojtari pati një “shpërthim” të madh në Serinë A me Genoan fillimisht, më pas nënshkroi për Milanin në janar ku vazhdoi të shënojë, por këtë sezon është ndryshe. Piatek ka shënuar vetëm një gol në aksion deri më tani dhe sulmi i Milanit po vuan shumë. Kjo është arsyeja pse klubi zgjodhi të rikthejë Zlatan Ibrahimovic.
Tani, e ardhmja e Piatek është e pasigurt. Ka pasur zëra për interesin e Fiorentinës dhe Genoas, si dhe interes nga Gjermania. Tani, “AS” në Spanjë raporton se Atletico Madrid e ka vendosur Piatek në listën e përforcimeve të mundshme për sulmin.
Emra të tjerë që interesojnë “Colchoneros” janë Cedric Bakambu, Paco Alcacer, Dries Mertens dhe-ish sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone. Trajneri Simeone dëshiron një sulmues të ri në janar dhe Piatek është një nga alternativat kryesore./abcnews.al