Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sezon “ëndrrash”, Luton siguron ngjitjen në Premier League dhe përfiton shifrën “faraonike”

schedule10:08 - 28 Maj, 2023

schedule 10:08 - 28 Maj, 2023

Skuadra e Luton Town “kurorëzoi” mbrëmjen e djeshme në mënyrën më perfekte mbylljen e sezonit, teksa në sfidën e fundit të “play-off”, ndaj Coventry fituan pas goditjes së 11-metërshave, duke arritur kështu për herë të parë në historinë e tyre, në Premier League.

Ngritja në elitën e “ishullorëve” erdhi vetëm pas goditjes së penalltive, me 90 minutat e rregullta dhe kohën shtesë, që përfunduan në rezultatin 1 me 1. Përgjegjës për eleminim e Coventry u bë prodhimi i akademisë së këtyre të fundit, Fankaty Dabo, i cili gaboi në penalltinë e 6-të, duke i dhuruar kundërshtarëve ngjitjen historike.

Mirëpo, ngjitja në Premier League nuk është e vetmja gjë që skuadra e Luton arriti mbrëmjen e djeshme, teksa për kualifikimin e arritur, skuadra përfitoi plot 200 milionë paund, teksa sezonin e ardhshëm do të ketë mundësi të tregojë “vlerat” ekipore, përballë skuadrave si Manchester City, Liverpool, Arsenal, Manchester United e Chelsea. /i.m /abcnews.al 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!