Sevilla, Lamela: Do luftoj si luan, e doja me çdo kusht kalimin në LaLiga

schedule17:59 - 26 Korrik, 2021

schedule 17:59 - 26 Korrik, 2021

Erik Lamela ka thënë fjalët e para si futbollist i Sevilla. 29-vjeçari aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit, ndihet i lumtur që realizoi dëshirën për të luajtur në Spanjë dhe ka një premtim për tifozët andaluzianë.

Klubi iberik arriti akordin me Tottenham në lidhje me lojtarin latin, i cili ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Sevilla.

Nuk hezitova aspak kur m’u propozua kalimi te Sevilla, jam i lumtur dhe i emocionuar. Doja me çdo kusht të luaja në LaLiga përpara se të mbyllja karrierën.

Vij këtu më i pjekur, do të përpiqem të jap maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën në realizimin e objektivave“, deklaron Lamela, i cili flet edhe rreth stilit të tij të lojës.

Më pëlqen të sulmoj, por nuk e kam problem të mbroj dhe ndihmoj shokët e skuadrës, pasi e kam të qartë që për të fituar duhen bërë mirë të dy fazat e lojës.

Premtoj se do të luftoj si një luan në fushë“, theksoi sulmuesi argjentinas, i cili i dha fund aventurës 8-vjeçare me anglezët e Tottenham. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!