“Sevilla klub i mrekullueshëm, Contes i kërkoj falje”, Banega në lot pas lamtumirës

schedule17:14 - 11 Shtator, 2020

schedule 17:14 - 11 Shtator, 2020

Ever Banega i dha fund aventurës me Sevilla. 32-vjeçari e mbylli me fitimin e Europa League aventurën me klubin spanjoll, aty ku fitoi tre herë kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në klube në pesë sezonet e kaluara në Andaluzi.

LEXO EDHE: Zyrtare: Firmos për tre vite, fantazisti i Sevillas zgjedh milionat arabe

Argjentinasi, i cili do të vijojë karrierën në Arabinë Saudite tek ekipi i Al Shabab (ka firmosur një kontratë 3-vjeçare), nuk i ka përmbajtur lotët në konferencën e largimit nga Sevilla, teksa i kërkon falje Antonio Contes për debatin e bërë gjatë finales së Europa League.

I kishim vënë detyrë vetes të fitonim Europa League dhe të kualifikoheshim në Champions. Ia arritëm t’i realizonim të dy objektivat dhe meritë kanë të gjithë pjesëtarët e këtij klubi të mrekullueshëm, të cilët na i thjeshtojnë gjërat ne lojtarëve me punën e tyre të përditshme.

LEXO EDHE: VIDEO/ “Të pres jashtë, pa merak!”, momenti kur Banega tërbon Conten

Dua të falënderoj tifozët e Sevilla për admirimin dhe mbështetjen që më kanë dhuruar prej ditës së parë. S’do i harroj kurrë. Debati me Conten në finale? Ishte një moment i nxehtë i finales së Europa League. I kërkoj falje Contes, më vjen keq nëse fjalët e mia e kanë shqetësuar“, thekson Banega. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!