Pas fitores magjike mbrëmjen e djeshme në “Ramon Sanchez Pizjuan” ndaj “djajve” të Manchester United, të shumtë kanë qenë ata që i kanë konsideruar “andaluzianët” e Sevilla me “galaktikët” e Real Madrid, me të parët që kanë siguruar plot 6 trofe në Europa League, ndërsa madrilenët dihet që janë “padronët” e Champions League, me plot 14 trofe.
Mirëpo, pas ndeshjes gazetarët duket se këtë krahasim ja kanë bërë dhe ish-mesfushorit të Real Madrid, tashmë i United, Casemiro, i cili tepër thatë dhe shkoqur iu tha atyre se Sevilla duhet të fitojë edhe 8 trofe të tjerë për të arritur Realin.
“Ata kanë fituar 6, u mungojnë ende 8 tituj për të arritur Real Madridin”,- u shpreh qartazi braziliani në përgjigjen e tij, teksa dukej jashtëzakonisht i zhgënjyer me paraqitjen e shokve të tij. /i.m /abcnews.al