Seuli thërret ambasadorin rus për të protestuar ndaj marrëveshjes Rusi-Kore e Veriut

schedule09:11 - 21 Qershor, 2024

schedule 09:11 - 21 Qershor, 2024

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut thirri sot ambasadorin rus në vend për të protestuar ndaj traktatit të nënshkruar midis Rusisë dhe Koresë së Veriut në fillim të kësaj jave gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Phenian, raporton Reuters duke cituar dëshmitarin okular të mbërritjes së ambasadorit.

Pak më parë, Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha në një deklaratë se ministri i Jashtëm i vendit Cho Tae-yul dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, dënuan traktatin e ri midis Rusisë dhe Koresë së Veriut si një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin rajonal.

Në një bisedë telefonike të enjten, dy ministrat diskutuan edhe mënyrat e reagimit ndaj paktit dhe ranë dakord të monitorojnë nga afër situatën, njoftoi Ministria e Jashtme.

Blinken tha se SHBA-ja mbështeti përgjigjet e Koresë së Jugut ndaj marrëveshjes, sipas së cilës Moska dhe Pheniani thanë se secila do të ofronte ndihmë të menjëhershme ushtarake nëse tjetra përballej me sulm të armatosur.

Cho tha se çdo bashkëpunim që ndihmon në rritjen e aftësive ushtarake të Koresë së Veriut është një shkelje e qartë e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!